Kam kohë që dua të bëj një shkrim për mirënjohjen. Ose më saktë, sa e rëndësishme është ta njohim dhe ta shprehim atë. Paevitueshmërisht përplasem çdo ditë me njerëz mirënjohës dhe mosmirënjohës. Me këta të fundit, mundohem mos të merrem fare dhe i largoj nga vetja ashtu siç fryjmë pluhurin nga parvazi i dritares. Nuk mund të gjej tjetër krahasim.…
