Kënga që po postoj, është shkruar dhe kompozuar nga Jonuz Gushta, një nga dajat e nënës sime, që ka lënë gjurmë si artist ne repertorin e këngës qytetare shkodrane. Kënga quhet Maragjyli. Maragjyli është trëndafili i egër që rritet neper oborret shkodrane dhe si me “pahir” – më dukej mua – shpërndahej nëpër muret e rrugicave, si simbol i pasionit…
