Luiza Gega fitoi Medaljen e Artë të atletikës në kalimin me pengesa në 300 metra, duke u shpallur Kampione e Europës në garat e Mynihut. Pengesat që kapërcente Gega me një lehtësi të frikshme janë rezultat i një pune më shumë 20 vjeçare në kushte ku Shqipëria nuk ofron ende një pistë vrapimi dhe ku stërvitja e saj zhvillohet në…
Thonë që Arka e Noes mbeti në malet e thepisura të Valbonës dhe aty ankorua. Male kaq të larta dhe kaq afër njeriut zor të shihen në të gjithë Ballkanin. Valbona është një rizbulim i lashtë dhe i ri sa herë këmbët e shkelin dhe Eposi i Kreshnikëve zuri fill në këto maja dhe e shpërndan jehonën e miteve të…
Sado titulli është togfjalësh tifozerie, shkrimi shkon përtej duartrokitjeve dhe përgatitjes për ndeshjen e sotme me Laçin. Vllaznia ka bërë një rrugëtim të gjatë e të papritur hera-herës, por sezoni po i afrohet fundit, ndaj flamurin e shallin me mbishkrimin kuq e blu, e kam nxjerrë nga dollapi, ndërkohë që zemra po na del nga kraharori të gjithëve. Pak tifoza…
Në kohën më të vështirë për të gjithë prindërit dhe mësuesit, duhet të vishen këpucët më të forta sepse rruga nuk është e lehtë të rrisësh fëmijë në këto kohë të çartuna, kur modelet janë kukulla dhe lajmet e shoqërisë janë alarmante. Ta edukosh fëmijën bashkë më mësuesin, ta mësosh të përballojë vështirësitë e vogla, të njohë mirënjohjen dhe të…
Ka gjuetarë të përditshëm të jetës. Kush gjuan lekë, kush gjuan ushqim të mirë, kush muzikë të mirë, kush dashuri e kush urrejtje. Jo domosdoshërisht në këtë radhë, e jo domosdoshmërisht vetëm në këto shenja. Në Shkodër, është krijuar një emblemë fotografësh të shpendëve që janë pagëzuar me emrin Wild Europe. Çdo javë, grupit të pasionantëve të faunës dhe botës…
Rreth 7 kilometra në verilindje të Rrëshenit, në zonën e Mirditës, ndodhet një bujtinë e bardhë me parmakë të kuq, emri i së cilës ende nuk është vendosur nga Valentina dhe Ndue Nikolli, një çift mikpritës mirditorësh, përfaqësim i dashur të gjithë zonës së jeshtiltë dhe bujare në këtë kohë të bukur pranvere. Fshati quhet Kulmë, një pikë nisjeje për…