Gjyshin tim, nga im atë, e thërrisnin baron. Në vitet ‘30 Shqipëria nuk kishte tituj dhe ofiqe, por miqtë e kishin pagëzuar për fisnikërinë e pamjes dhe inteligjencës, personalitetin e fuqishëm dhe elegancën e lindur të një aristokrati. Figurë e gjatë dhe autoritare, por njerëzve u fliste të gjithëve me fjalë të përkora përuljeje dhe dashamirësi ngjitëse. Mbante një bastun…
