Shpërndaj:

Fit For Future (FFF)

Dy fjalë për Programin e Komunikimit

Programi i Komunikimit Fit For Future (FFF), ka për qëllim të zhvillojë personalisht individin, të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup. Ideja e këtij programi dhe realizimi tij u bë në zanafillë në vitin 2013 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me punonjësit e tij dhe më pas është shtrirë në Shqipëri, Kosovë, me dëshirën për të kontribuar dhe frymëzuar për një ditë cilësore të individëve të profesioneve të ndryshme, por që ndajnë të njëjtat dëshira e qëllime.
Në këtë Program Komunikimi kanë marrë pjesë deri tani rreth 1400 individë, punonjës të nivelit menaxherial, administrativ dhe operacional të institucioneve private dhe shtetërore më kryesore të vendit.
Programi ka hapësirë të veçantë për fuqizimin e të rinjve, adoleshentëve apo studentëve, me synimin për t’i dhënë zë këtij kontigjenti të shoqërisë, që është lënë pak në harresë në formim dhe në kurajo. Sesionet me të rinjtë janë pritur në mënyrë të shkëlqyer dhe kërkesat për organizimin e tyre janë të shumta.
Programi është përqafuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Banka Raiffeisen, TIBO TV, Intersig, Jakova Innovation Center, Klubi Rotarian i Gjakovës, Klubi Rotaract i Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Fondacione në mbështetje të komunitetit, Shkolla e Mesme e Përgjithshme „28 Nëntori“ , Shkolla „Oso Kuka në Shkodër“, Fakulteti i Shkencave Sociale Tiranë, gjimnazet e ndryshme të Tiranës, mësuesit e Fshatit „SOS“ në Kosovë, dhe mësuesit e gjimnazeve të Projektit USAID „Junior Achievement Albania.
ffff

VLERËSIME

Shpërndaj:

“FFF – trajnim i mendjes dhe zemres. Aty mesova si te behem nje njeri me i mire per veten, ata qe me rrethojne dhe shoqerine. Une mesova nje menyre te re te menduari dhe parimet baze te te qenit qytetar. FFF eshte shume me teper se nje trajnim, eshte pergatitja per nje te ardhme te suksesshme”.

Alessia Kodhimaj

Alessia Kodhimaj

Nxënës, 16 Vjeç
Shpërndaj:

“Nuk ishte aspak si e kisha menduar, por mund të them që ishte shumë i bukur. Në të vërtetë, ia kalova shumë mirë dhe u kënaqa pa masë. Madje mendoj se trajnime të tilla do të na ndihmojnë të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin. Pres me padurim FFF tjetër“

Marko Binoshaj

Marko Binoshaj

Student, Universiteti Epitech
Shpërndaj:

‘‘Motivues, interesant dhe i veçantë. Një përvojë që nuk duhet humbur dhe absolutisht duhet përsëritur“.

Rield Hasanago

Rield Hasanago

Student, Universitetit Epitech
Shpërndaj:

“Fit For Future na lejon ne që ta shohim veten tonë në një këndvështrim pozitiv dhe optimist. Duke i ndarë eksperiencat tona me njerëz të tjerë që synojnë të arrijnë një stad vetëbesimi dhe komunikimi të mirë, ne mësojmë shumë“.

Drian Hoxha

Drian Hoxha

Nxënës, 17 Vjeç
Shpërndaj:

“Sesion i jashtëzakonshëm. Eshtë e paimagjinueshme aftësia juaj për të nxitur grupin të shprehet lirshëm në mendime dhe ndjesi“.

Blerta Vula

Blerta Vula

Arkitekte, Pedagoge
Shpërndaj:

“Few people are fortunate enough to have the chance to collaborate with a mentor as outstanding as Ms. Çausholli. I was constantly impressed by her exceptional positive way of thinking and I’ve never seen anyone inspiring as effortlessly as Ms. Çausholli. Not to mention her contagious energy and positive influence the atmosphere. She is a passionate and inspirational professional with a wealth of experience in communication whose passion for the subject absolutely shines throughout the program. The program was designed well with breaks between covering materials to do some exercises and work with group members”.

Adnand Mahmuti

Adnand Mahmuti

Chief Executive Officer, TIBO IPTV
Shpërndaj:

“Përkushtim i jashtëzakonshëm i mentores Arlinda Çausholli për 120 pjësëmarrësit në trajnimin Fit For Future, përfshirje nga i  gjithë komuniteti i biznesit në Kosovë. Vlerësim tejet pozitiv”.

Fatos Axhemi

Fatos Axhemi

Drejtor Ekzekutiv, Jakova Innovation Center, Kosovë
Shpërndaj:

“Nismë e re, krejt e freskët, është një ftesë që u jepet pjesëmarrësve për të marre pak kohë, për të reflektuar rreth vetes dhe jetës së tyre, gjë që shpesh harrojmë ta bëjmë. Aftësia e Arlinda Çaushollit për të facilituar grupin është mbresëlënëse”.

Kleida Muslija

Kleida Muslija

Training Manager, Raiffeisen Bank
Shpërndaj:

“Trajnimi u perceptua nga punonjësit si një metodë unike për të përmirësuar cilësitë e komunikimit, teknikat e shitjes dhe bashkëpunimin profesional nëpërmjet vlerave njerëzore. Kompania jonë vazhdon të përfitojë nga trajnimi Fit For Future, duke krijuar impakt të përditshëm mes stafit të saj. Vlerësojmë Zj. Çausholli si një aset të jashtëzakonshëm për ne”.

Gentian Sula

Gentian Sula

Drejtor i Përgjithshëm, Intersig Vienna Insurance Group

Portofol