Zhvillim Personal

Zhvillimi personal është një nga gjërat më të rëndësishme, për të cilën nuk punohet dhe as mësohet. Programi i Komunikimit dhe Zhvillimit (FFF), ka për qëllim të zhvillojë personalisht individin, të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup. Një sesion i veçantë njëditor zhvillohet me dëshirën për të kontribuar dhe frymëzuar për një ditë cilësore të individëve të profesioneve të ndryshme, por që ndajnë të njëjtat dëshira e qëllime.

Qëllimet e trajnimit

  • Të zhvillojë personalisht individin
  • Të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor
  • Të japë nota të mendimit pozitiv, të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup dhe frymë qytetare

Aftësitë që kërkohen

Buzëqeshje 100%
Dëshirë për zhvillim 100%
Mendje të hapur 100%
Zemër të hapur 100%

Rreth Trajnimit

Në këtë Program Komunikimi kanë marrë pjesë deri tani rreth 2000 individë, punonjës të nivelit menaxherial, administrativ dhe operacional të institucioneve private dhe shtetërore më kryesore të vendit dhe të rinj të moshave të ndryshme. Mësohet mbi komunikimin, zhvillimin, këndvështrime të reja, motivimin dhe frymëzimin.

Trajnimi merr përsipër të mbulojë këto çështje:

  • Komunikimi
  • Të menduarit pozitiv
  • Zhvillim Personal
  • Puna në Skuadër
  • Gjuha e trupit

Metodologjia

Trajnimi mund të jetë një ditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të FFF shpërndahen çertifikata.

Kohëzgjatja

Programi shtrihet nga ora 9.30 deri në orën 13.30, me një pushim 20 minutësh.

Numri i pjesëmarrësve

Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore të FFF. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.

Kontakto per informacione mbi tarifat.

0
Klientë
0
Qytete
0
Histori Suksesi