Zhvillim Organizativ

Trajnimi është dy ditor dhe përfshin një pasqyrë të plotë të zhvillimit organizativ apo të kompanisë, me një këndvështrim tek të gjitha hallkat e saj. Komunikim, menaxhim projektesh, menaxhim kohe, menaxhim stresi, menaxhim konflikti dhe cilësitë e një lidershipi.

Do të japim teknika që të zhvillojnë aftësitë menaxheriale, personale dhe këndvështrime të reja që ndryshojnë qasjen dhe si pasojë edhe veprimet në drejtim të punonësve dhe politikave të kompanisë.

Qëllimet e trajnimit

  • Të japë një zgjidhje harmonike për të gjitha hallkat që formojnë një kompani apo organizatë
  • Formon cilësitë e kompanisë nëpërmjet cilësive personale
  • Të ndjeheni të aftë që të lidhni objekivat e kompanisë me qëllimet individuale të punonjësve, binom i fortë për zhvillim

Aftësitë që kërkohen

Buzëqeshje 100%
Dëshirë për zhvillim 100%
Mendje të hapur 100%
Disiplinë 100%

Rreth Trajnimit

Në këtë Program Komunikimi dhe Zhvillimi FFF, pjesë e të cilit është edhe ky kurs kanë marrë pjesë deri tani rreth 2000 individë, punonjës të nivelit menaxherial, administrativ dhe operacional të institucioneve private dhe shtetërore më kryesore të vendit dhe të rinj të moshave të ndryshme.

Trajnimi merr përsipër të mbulojë këto çështje:

  • Komunikim
  • Menaxhim Projektesh
  • Menaxhim Kohe
  • Menaxhim Stresi
  • Menaxhim Konflikti
  • Motivim
  • Zhvillim personal dhe lidership
  • Si të zhvillojmë principe brenda kompanisë që transmetojnë besim

Metodologjia

Trajnimi është dyditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të FFF shpërndahen çertifikata.

Kohëzgjatja

Programi shtrihet nga ora 9.30 deri në orën 15.30.

Numri i pjesëmarrësve

Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore të FFF. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.

Kontakto per informacione mbi tarifat.

0
Klientë
0
Qytete
0
Histori Suksesi