Udhëheqës apo Drejtues?
Nëpërmjet këtij programi që i dedikohet menaxherëve, do të zhvillohen seanca 1 ditore ose 2 ditore për të kuptuar rëndësine e kalimit nga një menaxher i djeshëm, në një lider që frymëzon punonjësit dhe rrjedhimisht edhe siguron të ardhmen e kompanisë
Do të japim teknika që të zhvillojnë aftësitë menaxheriale, personale dhe këndvështrime të reja që ndryshojnë qasjen dhe si pasojë edhe veprimet në drejtim të punonësve dhe politikave të kompanisë.
Qëllimet e trajnimit
- T’ju forcojë si lider
- Të përgatiteni të lini gjurmë tek punonjësit
- Të ndjeheni të aftë që të lidhni objekivat e kompanisë me qëllimet individuale të punonjësve, binom i fortë për zhvillim
Aftësitë që kërkohen
Rreth Trajnimit
Në këtë Program Komunikimi dhe Zhvillimi FFF, pjesë e të cilit është edhe ky kurs kanë marrë pjesë deri tani rreth 2000 individë, punonjës të nivelit menaxherial, administrativ dhe operacional të institucioneve private dhe shtetërore më kryesore të vendit dhe të rinj të moshave të ndryshme.
Trajnimi merr përsipër të mbulojë këto çështje:
- Të mësojmë si të nxjerrim potencialin tek një punonjës
- Teknika se si ta udhëheqim për të realizuar qëllimet
- Si të delegojmë, si të zhvillojmë një karakter brenda kompanisë
- Si ta motivojmë kompaninë
- Si të zhvillojmë principe brenda kompanisë që transmetojnë besim
Metodologjia
Trajnimi mund të jetë një ditor apo dyditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të FFF shpërndahen çertifikata.
Kohëzgjatja
Programi shtrihet nga ora 9.30 deri në orën 13.30, me një pushim 20 minutësh, por mund të jetë dhe në ditë të plotë.
Numri i pjesëmarrësve
Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore të FFF. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.