Trajnim për mësuesit

Ky trajnim për mësuesit, i cili në thelb ka Programin  e Komunikimit dhe Zhvillimit Fit For Future, është një nga trajnimet më të suksesshme të katër viteve të fundit, dhe ka për qëllim të zhvillojë personalisht mësuesin, të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup.  Ky trajnim merr përsipër të lartësojë cilesitë personale dhe të japë një këndvështrim të ri të marrëdhënieve mësues – mësues, apo mësues – fëmijë duke nënvizuar në thelb se me fjalët e duhura mund të ndryshohet qasja ndaj njëri-tjetrit dhe punës së përbashkët.

Qëllimet e trajnimit

  • Rritja e ndërgjegjësimit të mësimdhënësve për rolin dhe përgjegjësitë e tyre në zhvillimin e nxënësve të tyre
  • Ofrimi i metodologjive dhe burimeve me një sfond teorik të qëndrueshëm duke u mbështetur në praktikën dhe psikologjisë pozitive me fëmijët apo rininë, si teoria perparimtare për zhvillimin e tyre, që ka të bëjë me lartësimin e cilësive njerëzore dhe ndjeshmërisë së duhur.
  • Krijimi i mundësive për përfshirje aktive të mësimdhënësve në një reflektim kritik në lidhje me praktikat e tyre, në shkëmbimin e përvojave me kolegët dhe në gjenerimin e një energjie dhe frymëzimi të nevojshëm nëpër shkolla dhe edukim.

Aftësitë që kërkohen

Buzëqeshje 100%
Zemër të hapur 100%
Pasion 100%
Dëshirë për zhvillim 100%

Rreth Trajnimit

Trajnimi synon zhvillimin e kapaciteteve nëpër shkolla, për të ofruar mjedis gjithpërfshirës dhe ndërkulturor që lehtëson dhe mbështet integrimin efektiv të nxënësve, duke rritur mundësitë e suksesit në shkollë dhe duke kontribuar në vetëvlerësimin e tyre.

Ku fokusohemi?

Zhvillimi i fëmijeve – komunikimit, sjellja, trajtimi

  • Dallo pengesat e komunikimit me fëmijët
  • Si të përmirësoj aftësitë e mia të komunikimit me fëmijët
  • Fuqizimi i fëmijës
  • Vulnerabiliteti te fëmijët dhe roli i mësuesit

Zhvillimi i adoleshentëve – komunikimit, sjellja, trajtimi dhe mospajtimet.

  • Si të komunikosh me fëmijën adoleshent
  • Sa te jetë e mundur drejto, mos dikto
  • Elasticiteti
  • Frymëzimi ne biseda

Metodologjia

Trajnimi mund të jetë një ditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të FFF shpërndahen çertifikata.

Kohëzgjatja

Programi shtrihet nga ora 9.30 deri në orën 13.30, me një pushim 20 minutësh.

Numri i pjesëmarrësve

Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore të FFF. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.

Kontakto per informacione mbi tarifat.

0
Klientë
0
Qytete
0
Histori Suksesi