Prindërimi Pozitiv

Prindërimi pozitiv është një mënyrë e të rriturit dhe edukuarit të fëmijës që synon mirërritjen e shëndetshme të fëmijës. Prindërimi pozitiv e ndërton marrëdhënien prind-fëmijë bazuar mbi respektin reciprok dhe përdor disiplinën pozitive për edukimin e fëmijës.

Qëllimet e trajnimit

  • Të zhvillojë personalisht prindin
  • Të promovojë metoda që krijojnë atmosferë të shëndetshme në shtëpi dhe marrëdhënie cilësore me fëmijët
  •  Të japë nota të mendimit pozitiv, të krijojë një frymë bashkëpunimi me fëmijët dhe të jetë model frymëzimi për të ardhmen

Aftësitë që kërkohen

Buzëqeshje 100%
Frikë zero 20%
Mendje të hapur 100%
Zemër të hapur 100%

Rreth Trajnimit

Shtylla e trajnimit është disiplina pozitive. Disiplina pozitive synon t’u mësojë fëmijëve sjelljet e
pranueshme, dhe t‘i edukojë ata, jo nëpërmjet ndëshkimit, por nëpërmjet respektit, besimit,
ngrohtësisë dhe sigurisë emocionale.

Mësohet mbi komunikimin, zhvillimin, këndvështrime të reja, motivimin dhe frymëzimin e
fëmijëve.

Trajnimi merr përsipër të mbulojë këto çështje:

  • T‘i duam fëmijët pavarësisht se cfarë bëjnë
  • Nuk është e nevojshme të korigjojmë cdo gabim që ata bëjnë
  • Si të parandalojmë sjelljen e gabuar të fëmijëve
  • Të kërkojmë ndihmën e tyre për të zgjidhur problemet
  • Si të menaxhojmë konfliktet
  • Si t’i kuptojmë fëmijët dhe t’u japim sigurii

Metodologjia
Trajnimi mund të jetë një ditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që
aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të
ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të
shfrytëzimit të dijeve.

Kohëzgjatja
Programi shtrihet në dy deri tre orë.

Numri i pjesëmarrësve
Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në
kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.

Kontakto per informacione mbi tarifat.

0
Klientë
0
Qytete
0
Histori Suksesi