Komunikimi në biznes
Komunikimi në biznes është një proces që kërkon një repertor të gjerë të aftësive të brendshme personale dhe ndërpersonale. Ka në thelb komunikimin pozitiv, aftësinë e të dëgjuarit, të të respektuarit, të të folurit, pyetjeve, analizës dhe vlerësimit. Përdorimi i të gjithë këtyre aftësive është vazhdimisht në zhvillim dhe duhet të jetë i njëjtë në të gjitha fushat e jetës.
Qëllimet e trajnimit
- Të kuptohet rëndësia dhe fuqia e komunikimit në punë dhe në jetë
- Të përmirësohet qasja personale dhe aftësitë e komunikimit përmes fjalëve të duhura dhe metodave të ndryshme të komunikimit që bëjnë ndryshimin
- Si transmetohet një mesazh dhe si përcillet që të kuptohet sa më mirë
Aftësitë që kërkohen
Rreth Trajnimit
Programi i Komunikimit FFF mbi Komunikimin në Biznes, ka si synim të përmirësojë cilësitë personale të punonjësve dhe të ngrejë në një nivel më të lartë aftësitë profesionale dhe personale të gjithësecilit, në mënyrë që të bëhet diferencë në prezantimin e kompanisë dhe punonjësit të saj. Sesionet e FFF janë interaktive dhe atmosfera që krijohet jep rezultate dhe nuk harrohet lehtë.
Trajnimi merr përsipër të mbulojë këto çështje:
- Komunikimi Efektiv
- Të menduarit pozitiv
- Zhvillim Personal
- Puna në Skuadër
- Komunikim në Rast Konflikti
- Komunikimi Verbal dhe Joverbal
Metodologjia
Trajnimi mund të jetë një ditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të FFF shpërndahen çertifikata.
Kohëzgjatja
Programi shtrihet nga ora 9.30 deri në orën 13.30, me një pushim 20 minutësh.
Numri i pjesëmarrësve
Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore të FFF. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.