Godit me prezantim
Prezantimi është art më vete. Ky kurs ka për qëllim që të japë një pasqyrë të qartë që një individ të komunikojë qartë dhe bukur me të gjitha tipet e audiencës, që mund t’u drejtohet.
Do të japim teknika që të zhvillojnë aftësitë prezantuese të individit dhe mënyra të thjeshta që prezantimi të arrijë tek publiku tërheqës dhe efektiv.
Qëllimet e trajnimit
- T’ju bëjë të dallueshëm
- Të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor
- Të ndjeheni më të aftë dhe të keni vetëbesim në mënyrën se si përcillni një mesazh
Aftësitë që kërkohen
Rreth Trajnimit
Në këtë Program Komunikimi dhe Zhvillimi FFF, pjesë e të cilit është edhe ky kurs kanë marrë pjesë deri tani rreth 2000 individë, punonjës të nivelit menaxherial, administrativ dhe operacional të institucioneve private dhe shtetërore më kryesore të vendit dhe të rinj të moshave të ndryshme.
Trajnimi merr përsipër të mbulojë këto çështje:
- Si ta strukturojmë një prezantim
- Si ta bëjmë të besueshëm
- Si të krijojmë lidhje me audiencën
- Si ta përdorim zërin që të kemi vëmendjen e duhur
- Rëndësia e gjuhës së trupit
Metodologjia
Trajnimi mund të jetë një ditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të FFF shpërndahen çertifikata.
Kohëzgjatja
Programi shtrihet nga ora 9.30 deri në orën 13.30, me një pushim 20 minutësh.
Numri i pjesëmarrësve
Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore të FFF. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.