FFF për studentë
Fit For Future i dedikohet me sesione të veçanta grupimit të të rinjve, studentë dhe jo vetëm. Trajnimi fokusohet në cilësitë e komunikimit, forcimin e vetëbesimit, punën në skuadër, aftësitë e lidershipit dhe menaxhim qasjeje që udhëheq në rezultate të ditë pas dite, konkrete dhe të prekshme.
Qëllimet e trajnimit
- Të zhvillojë personalisht
- Të zhvillojë komunikimin
- Të japë nota të mendimit pozitiv, të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup dhe të mësojë tolerancën
Aftësitë që kërkohen
Rreth Trajnimit
Në këtë Program Komunikimi kanë marrë pjesë deri tani rreth 600 të rinj. Mësohet mbi komunikimin, zhvillimin, këndvështrime të reja, motivimin dhe frymëzimin.
Trajnimi merr përsipër të mbulojë këto çështje:
- Komunikimi
- Të menduarit pozitiv
- Zhvillim Personal
- Puna në Skuadër
- Menaxhim sjelljeje
- Disiplinë pozitive
- Mikromenaxhim jete
Metodologjia
Trajnimi mund të jetë një ditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të FFF shpërndahen çertifikata.
Kohëzgjatja
Programi shtrihet nga ora 9.30 deri në orën 13.30, me një pushim 20 minutësh.
Numri i pjesëmarrësve
Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore të FFF. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.
Gjithashtu bëhen edhe sesione masive, më shumë se 100 persona.