Fije që nuk priten

Fije që nuk priten

Shpërndaj:

Ekipet mjekësore që transportojnë të sëmurët me autoambulancë kanë qenë me dhjetëra këtë periudhë. Ekipi në foto përbëhet nga Anxhela, Dr Endri dhe Pavlini, shoferi i autoambulancës. Pavlini është një ndër heronjtë e trafikut të lëvizjes nëpër rrugët tona të ngushta, ku kalojnë 2 biçikleta anës e anës, dhe dhjetra makina – fatmirësisht solidariteti është rritur së fundmi – u ngjeshen bordurave për t’u hapur rrugën sirenave që nuk pushojnë asnjëherë prej një viti.

Të tre përcollën Deanin, djaloshin 9-vjeçar për të cilin u mblodhën nga të njohur dhe panjohur në një nismë të “Shqiptarët për Shqiptarët”, më shumë se 200 mijë euro për transplantin e veshkës që do t’i kryhet në Spitalin “Bambino Gesu’”. Veshkën do ta dhurojë i ati i Deanit, në rastet e shumta të prindërve shqiptarë ku një prind do të jepte edhe jetën për fëmijën. Deani nuk pushonte së buzëqeshuri, ogur i mirë se do të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Ka marrëdhënie njerëzore që i jetojmë përditë. Myslimanë dhe katolikë, mjek dhe pacientë, babë e bir, nënë e bir dhe unë në mes të një ditë të zakonshme, që vështroj e kumboj papushim zërin dhe hap syrin çdo minutë, për të stërvitur të shoh fijet e holla që na mbajnë të lidhur të gjithëve.

#ndërmejtime

Leave a comment