Gjuha e pazhurmë e dashunisë

Gjuha e pazhurmë e dashunisë

Shpërndaj:

Im atë i shkruante nënës sime…

“E dashtuna jeme,

Asht ora 20 e mbramjes, jam duke punu vetëm në zyrë… u lodha. Për të rimarrë forcat po pushojshe duke u ngroh mbi furnelën elektrike që kam në zyrë. Mendja me shkoi tek ti. Jam duke jetue me gëzimin e kujtimin e ditëve që kalum së bashku. Gjithë këto ditë pa ty kanë kenë të mërzitshme, por kam mujt me e gjet ilaçin. Ky ilaç je ti e dashtun…. Fotografitë tona mi ka vendosun Besniku mbi kry, sa bij me fjet me shkojnë sytë te ti. Fillojnë andërrimet, per jetën e lumtuninë tonë, për ditët qe kemi kalu s’bashkut dhe për ditët e lumtuna që do të kalojmë…. Mos mu dëshpro për asgja, as për ndonji dështim që mund të kesh, mos u ban pesimiste, mos e humb besimin në vetvete, se e humb davanë.

Zotësia e njeriut asht që të përballojë vështirësitë e jetës me optimizëm. Me shkruj hollësisht për studimin dhe kolekjumet që ke dhanë…. Mendimi për ty me ban të lumtun, kësaj nuk mund ti them gja tjetër veçse dashuni. Te dashunoi. E dashtuna, e bukura dhe e shtrenjta ime.

Te puth, i yti përjetë,

Luani

P.S. Nuk e di ça ke ba me fustanin, e ke pre apo jo? Une kisha me ken i mendimit që ate ta presish me fund e bluzë, kishe me e pas ma të kollajt me e kombinu me gjana të tjera, po ti e din vete ma mirë.

Mi korrigjo gabimet ortografike që mund të kem ba. Në letërsi e gjuhë kam kenë i dobët, si ç’po e lexon nga letra. Ban pa rezerva vrejtjet t’uaja.”

18 dhjetor 1966

Letër e shtrenjtë. E di se fjalët e mia janë krejt pa vlerë para saj. Por unë e gjeta lajtmotivin. Gjuha e pazhurmë e dashurisë (apo dashunisë), gjuha e kujdesshme ndaj detajeve, gjuha e finesës dhe e përuljes burrnore, e fati im që lexoj këto rrjeshta shprese dhe respekti të lartë njerëzor…

Durim. Vështirësitë kapërcehen me entuziazëm. E mos u shëroni asnjëherë nga ai. 💪❤🧠

#arlindaçausholli

Leave a comment