Dron

Dron

Shpërndaj:

Holli i tranzitit bosh. Shpirti gazetaresk që nuk më infektohet asnjëherë – me viruse të dëmshme- veç me ato të mirat – më ngriti zgupthi nga zyra, bashkë me kolegët e mi të komunikimit, që të lëshonim një dron brenda ndërtesës së terminalit e të filmonim aq sa mundeshim një zonë që para dy javësh gëlonte nga njerëzit.

Jemi dëshmitarë të një historie pa personazhe, pa armiq të mirëfilltë, por shumë rezistentë, një luftë mes të mirës e së keqes më duket mua, ku sakrifica buron nga gjyshërit, nga brezi më i mençur e më i dashur i shoqërisë.

Me mençuri, qëndroni në shtëpi. Mos shëtisni kuturu, sepse ashtu konfuz dhe pa kokë nuk zgjidhëm asgjë për vete apo të ardhmen tonë. Te paktën tani është koha kur mund të zgjedhim për veten tonë. Të rrimë thjesht në divan.

Të marrim frymë thellë, e t’i gëzohemi jetës. Një mjek ne Itali, mik fort i dashtun i imi, tha se njerëzit vazhdojnë të dalin e vazhdojnë të infektohen.

Do doja t’ju thoja infektohuni me durim. Shumë durim. Infektohuni me forcë. Shumë forcë. Vendosni parzmore kundër fjalëve të të tretëve që ju japin ankth, dhe mos u lëshoni. Të rrimë në shtëpi e të mos sakrifikojmë asnjë. Askush nuk na e ka jetën borxh. Ne vetes, po.

Eshtë e vështirë si pranverë, por ankthi e bën dimër e forca e bën verë.
(ar.ça)

#rrinështëpi

Leave a comment