FFF për gjimnazistët

Fit For Future i dedikohet me sesione të veçanta grupimit të gjimnazistëve, me qëllimin që t’i forcojë ata për të gjitha fushat e jetës që hasin çdo ditë: në shkollë, në shtëpi dhe jashtë saj. Modulet zhvillohen unike, të formuara në mënyrë të tillë që çlirojnë moshën, energjitë, frikërat dhe vendosin vetëbesim, bashkëpunim dhe rritje personale.

Qëllimet e trajnimit

  • Të zhvillojë personalisht
  • Të zhvillojë komunikimin
  • Të japë nota të mendimit pozitiv, të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup dhe të mësojë tolerancën

Aftësitë që kërkohen

Buzëqeshje 100%
Dëshirë për zhvillim 100%
Mendje të hapur 100%
Disiplinë 100%

Rreth Trajnimit

Në këtë Program Komunikimi kanë marrë pjesë deri tani  rreth 300 gjimnazistë. Mësohet mbi komunikimin, zhvillimin, këndvështrime të reja, motivimin dhe frymëzimin.

Trajnimi merr përsipër të mbulojë këto çështje:

  • Komunikimi
  • Të menduarit pozitiv
  • Zhvillim Personal
  • Puna në Skuadër
  • Gjuha e trupit
  • Vendosmëri
  • Vullnet

Metodologjia

Trajnimi mund të jetë një ditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të FFF shpërndahen çertifikata.

Kohëzgjatja

Programi shtrihet nga ora 9.30 deri në orën 13.30, me një pushim 20 minutësh.

 

Numri i pjesëmarrësve

Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore të FFF. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.

Kontakto per informacione mbi tarifat.

0
Klientë
0
Qytete
0
Histori Suksesi