Jam për t’u shitur 🙂

Përpara se të blejnë produktin, klientët të blejnë ty! A jemi të aftë ta prezantojmë veten siç duhet që të lëmë gjurmë tek një klient dhe ai të kthehet sërish? Apo të të referojë si një person të besueshëm që nuk zhgenjën asnjëherë? Nuk ka si reklama “gojë më gojë”. Eshtë e padukshme, por zgjat pafund dhe zien më shumë se bletët…

Qëllimet e trajnimit

  • Të rrisë aftësinë në shitje
  • Të motivojë punonjësin dhe ta kuptojë shitjen si vlerë të shtuar të vetvetes
  • Të vlerësojë kompaninë punëdhënëse dhe të jetë i aftë të vendosë objektiva dhe të komunikojë cilësisht me një klient

Aftësitë që kërkohen

Buzëqeshje 100%
Dëshirë për zhvillim 100%
Mendje të hapur 100%
Energji 100%

Rreth Trajnimit

Programi i Komunikimit FFF mbi teknikat në shitje “Jam për t’u shitur :)” ka si synim të përmirësojë cilësitë personale të punonjësve dhe të ngrejë në një nivel më të lartë aftësitë profesionale dhe personale të gjithësecilit, në mënyrë që të bëhet diferencë në prezantimin e kompanisë dhe të produkteve të saj. Sesionet e FFF janë interaktive  dhe atmosfera që krijohet jep rezultate dhe nuk harrohet lehtë.

Trajnimi merr përsipër të mbulojë këto çështje:

  • Shqyrtimi i aftësive themelore në shitje
  • Gjendja pozitive mendore
  • Aftësia për të ruajtur relacionin me klientin
  • Faktorët që ndikojnë në blerje
  • Raste studimi mbi kujdesin dhe shërbimin për klientin
  • Vlera e kompanisë për të cilën punon

Metodologjia

Trajnimi mund të jetë një ditor dhe ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të FFF shpërndahen çertifikata.

Kohëzgjatja

Programi shtrihet nga ora 9.30 deri në orën 13.30, me një pushim 20 minutësh.

Numri i pjesëmarrësve

Këshillohet të jenë 16 persona në një seancë ditore të FFF. Përkushtimi ndaj secilit pjesëmarrës në kohë dhe në praktikë është më se e rëndësishme, ndaj dhe numri është optimal.

Kontakto per informacione mbi tarifat.

0
Klientë
0
Qytete
0
Histori Suksesi