Të hapësh një pus më gjilpërë

Të hapësh një pus më gjilpërë

Shpërndaj:

Në kohën më të vështirë për të gjithë prindërit dhe mësuesit, duhet të vishen këpucët më të forta sepse rruga nuk është e lehtë të rrisësh fëmijë në këto kohë të çartuna, kur modelet janë kukulla dhe lajmet e shoqërisë janë alarmante. Ta edukosh fëmijën bashkë më mësuesin, ta mësosh të përballojë vështirësitë e vogla, të njohë mirënjohjen dhe të përmendë vazhdimisht fjalët “faleminderit”, “të lutem”, apo “mundem”, është sfida më e vogël dhe më e madhe njëkohësisht. Të mësosh vetë të kuptosh ndjesitë e fëmijës, të angazhohesh në entuziazëm, të kërkosh të falur kur nuk e ke mbajtur fjalën edhe ti si prind, është thjeshtësi e madhështi më vete.

Domethënë, të hapësh një pus me gjilpërë, do të thoshte gjyshja ime për rritjen dhe edukimin e djemve që pati… Dhe kur shoh pyetjet e hezitimin, por edhe vëmendjen, shqetësimin dhe dashurinë e prindërve që pata fatin të ishin pjesëmarrës në modulin “Prindi frymëzon” të Fit For Future tek Shalom Center, them se shprehja e mençurisë së brezit të saj merr kuptim, por edhe vlerë më shumë se kurrë. Fëmija është pasqyra që shihemi çdo ditë dhe shkëlqimi i saj e ka burimin te gjilpëra duruese dhe e fortë që hapi mendjen tonë për të krijuar qytetarë të mirë në një botë të padrejtë, porse përpjekja e përditshme është të luftojmë për të vendosur drejtësi.

#FitForFuture Shalom Center Albania #PrindiFrymëzon #humansofalbania

Leave a comment