Omelda na ndihmon ne apo ne Omeldën?

Omelda na ndihmon ne apo ne Omeldën?

Shpërndaj:

Omelda Meta, e diagnostikuar me limfomën e Hodginks, një lloj tumori që mjerisht e ka në gradën 4B – domethënë shpërndarë masivisht në gjithë trupin – ka bërë bashkë ditët e fundit shumë studentë që kauzën e kurimit të saj e kanë kthyer në kauzë solidariteti.

Vajza 23-vjeçare që pret të kurohet në Itali, pret edhe ndihmën e të gjithëve ne që mund të japin një dorë për të grumbulluar një shumë prej 35,000 eurosh, që me sa di është vetëm për fazën e parë të trajtimit. Unë e di që lekët do të mblidhen dhe Omelda do të buzëqeshë përtej syzeve. Kështu e imagjinoj unë, se vajzën nuk e njoh.

Ajo çka më bën përshtypje është thirrja për solidaritet dhe dëshira për ndihmë, që po shpërndahet në auditore me shpejtësinë e një vetëtime. E bashkë me të, por mbillet edhe nevoja që kanë shqiptarët për t’i dhënë kuptim ditës, e pse jo edhe jetës, me një ngrohtësi sado të vogël. Ngrohtësinë po e përkthej në materializëm, meqë në këtë moment është qëllim. E bëj me dëshirën më të madhe.

Boshllëku dhe kotësitë kanë gjithmonë një zgjidhje: të mbushen. Me kuptim, me ndihmë, me forcë, me dashuri, me përkrahje, me dobi, me jetë.

Ndaj ne nuk ndihmojmë vetëm Omeldën. Ndihmojmë njëri-tjetrin të dalim nga panairi i shumë kotësive, për të sjellë sytë nga ata, që shikimin tonë e kanë jetësor.

Kush do të ndihmojë Omeldën:

https://www.gofundme.com/linfoma-di-hodgkins-tumore-gravissimo

 

 

Leave a comment