Arlinda Çausholli
Profil
Eshtë diplomuar në Fakultetin Gjuhë-Letërsi dhe mban Gradën Master për Shkenca Komunikimi, si Studente e Ekselencës. Çausholli ka përvojë si pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës. Themeluese dhe udhëheqëse e Programit të suksesshëm të Komunikimit Fit For Future, program komunikimi, zhvillimi personal, motivimi dhe bashkëveprimi qytetar. Eshtë autore e librit „Çizmet e Verdha“, botuar në Nëntor 2016 nga Shtëpia Botuese Toena, përmbledhje e një cikli shkrimesh në prozë për ditët e sotme dhe përkatësi të jetës së gjithësecilit. Çausholli është folëse në plaformën ndërkombëtare TEDx dhe Ambasadore e Organizatës World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën, në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Fituese e Çmimit Zonjat që bëjnë Shqipërinë për kontributin ndër vite në përmirësimin e shoqërisë shqiptare.
Nga filloi gjithçka?
Është edukimi më i vështirë sepse kërkon energji të pashtershme, vigjilencë të palëkundur, ekuilibër akrobati, harmoni baleti dhe mendje e zemër shumë të hapur. Por, kur plazmohen të gjitha natyrshëm, i njeh dhe mundohesh ta përcjellësh tek të tjerët.
Programi i Komunikimit Fit For Future ka në thelb pikërisht këtë: pasqyrimin te njëri-tjetri, zhvillimin personal, ndërtimin e urave të komunikimit në vend të mureve. Besoj fort te kjo dhe përpiqem që kjo platformë të zgjerohet me sa mundet, sepse e shoh se pjesëmarrësit forcohen dhe përqafojnë një këndvështrim të ri të të parit të gjërave.
Përpiqem, sepse mendoj, se nëse qytetarët e shtresës së mesme - që janë potencial për të kontribuar për shoqërinë - nuk janë të aftë të organizojnë veten dhe ta vlerësojnë atë, nuk kanë të ardhme për të qenë ndihmë dhe mbështetje as për veten e as për të tjerët që ndjehen të paprivilegjuar ose të brishtë. Apo qoftë, dhe të ndikojnë siç duhet, në vendimarrje kyçe që lidhen me fatet e vendit ku jetojmë.
Programi Fit For Future, nisma e komunikimit njerëzor i shërben pikërisht këtij qëllimi. E unë shpresoj të kthehet në lëvizje.
Në foto - Prindërit e mi, Gilera dhe lumturia
Fit For Future
Komunikim, vetëbesim, fuqizim dhe motivim
ÇIZMET E VERDHA
ARLINDA ÇAUSHOLLI
Shkrimet janë frymëzuar nga këto tre kategori përjetimesh, ndër mejtime që hapen një e nga një me aftësinë kurajoze të vëzhgimit ndaj gjithkujt dhe ndaj gjithçkaje. Një përzgjedhje historish që kanë si shtyllë kurrizore njeriun e thjeshtë, forcën dhe brishtësinë e tij. U kushtohet atyre që punojnë dhe jetojnë me zemër.
Lexohet ngadalë. Mundësisht, me nënvizime. Lexim të mbarë!