Kush është Arlinda Çausholli?
Profil
Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte e njohur komunikimi, me një përvojë 20-vjeçare. Që nga viti 2006, është Drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Karrierën e saj e filloi në gazetari në vitin 1993 me Gazetën Shqiptare dhe më pas me agjensinë amerikane të lajmeve, Associated Press, në 1997-2002. Ka punuar gjithashtu për gazetën e njohur Corriere della Sera, duke mbuluar zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri në periudhën e tranzicionit të këtyre viteve. Në vitet 2003-2006 ka qenë Drejtore Komunikimi në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Projektet e Shërbimeve (UNOPS).
Fit For Future
Programi i Komunikimit
Programi i Komunikimit Fit For Future (FFF), ka për qëllim të zhvillojë personalisht individin, të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup. Ideja e këtij programi dhe realizimi tij u bë në zanafillë në vitin 2013 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me punonjësit e tij dhe më pas është shtrirë në Shqipëri, Kosovë, me dëshirën për të kontribuar dhe frymëzuar për një ditë cilësore të individëve të profesioneve të ndryshme, por që ndajnë të njëjtat dëshira e qëllime.
Mentorim për të rinjtë
Ne lindim çdo ditë. E nuk ka forcë më të madhe se
forca e dashurisë për jetën e dobishme.
forca e dashurisë për jetën e dobishme.